Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Vetëvendosja e ka përjashtuar nga partia, Besnik Mujecin, pasi di diçka më shumë sesa opinioni

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës,  Faton Avdullahu tha se Vetëvendosja e ka përjashtuar nga partia Mujecin, pasi ata dinë më shumë diçka sesa opinioni dhe e kanë bërë qëllimshëm që të mos bëhet më e madhe. Prandaj, këtu kërkohet që organet kompetente të veprojnë shpejt, dhe ne kërkojmë që ata të mos pengohen që politika, sic jemi mësuar tash e 2-3 vite të dëgjojmë nga kjo mendësi qeverisëse është se janë të bindur, se kjo politikë është aq e moralshme sa duhet të jetë edhe përmbi ligjin, dhe ka ndodhur kështu”, tha Avdullahu. Tutje, ai tha se njëjtë ka ndodhur edhe kur ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, e ka shtypur me makinë një fëmijë, dhe më pas kryeministri Albin Kurti, sipas tij, ka dalë dhe ka bërë interpretime. “Kjo është marrëzi në vete, por kjo të jep të kuptohet se kjo qeveri mendon se ligjet janë dytësore. Kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ka ide korruptive. Idetë korruptive është që t’i drejtohesh qytetarëve gjatë fushatës dhe t’i thuash se do të bashkohemi me Shqipërinë, e më pas të bësh atë politikë që të ndan më shumë se kurrë me Tiranën zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …