Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë vazhdoi gjykimi kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Gjatë seancës së sotme është paraqitur dëshmitarja e 17-të me radhë në këtë çështje, Dragica Bozhaniq, e cila është përgjigjur në pyetjet e Prokurorit dhe të avokatit. Dëshmitarja serbe, e ka pranuar para trupit gjykues se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, nëpër fshatra ishin armatosur nga Serbia. Ajo madje kishte treguar se serbët kishin qenë të armatosur edhe gjatë protestave në vende të ndryshme të Kosovës. Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar. Seanca e sotme ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht. Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë.
