Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori, Milazim Krasniqi e ka përkrahur idenë që politikanëve t`u bëhet testi i varësisë nga droga

Profesori i universitar, Milazim Krasniqi e ka përkrahur idenë që politikanëve t`u bëhet testi i varësisë nga droga. Ai gjithashtu ka kërkuar nga mjekët që të mos i fshehin diagnozat psikiatrike të liderëve politikë dhe narkomaninë eventuale të politikanëve. Ideja që politikanëve t’u bëhet testi i varësisë eventuale nga drogat është shumë e mirë. Përtej kësaj, mjekët që fshehin diagnozat psikiatrike të liderëve politikë dhe narkomaninë eventuale të politikanëve, do të duhej të ndiqeshin penalisht si kriminelë. Pse? Sepse fshehja e tillë mund të jetë shkak për krimet që mund të bëjnë liderët e sëmurë psiqikisht, ose që janë nën varësinë e drogave”, ka shkruar Krasniqi. Sipas tij, kontrolli psikiatrik për liderët duhet të bëhet standard botëror. Ndoshta ka ardhur koha edhe për një  rezolutë të OKB-së, e cila do ta definonte këtë problem, siç e definon Konventa e vitit 1948 krimin e gjenocidit. Në fund të fundit, krimin e gjenocidit e shkaktojnë njerëzit jonormalë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …