Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999, Viliam Voker sanksionet e vendosura kundër Kosovës i cilëson si të padrejta. Ai thotë se është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe Amerika ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme. Voker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Beogradi zyrtar nuk është akoma i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës. Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshojë. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bën presionin vendit më demokratik në rajon, saktësoi Voker.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …