Makfire Beqiri-Asllani: Një roman për betimin e mbajtur të motrës Zanë, vepër e shkrimtarit, Ahmet Qeriqi

Luljeta Abdullahu: Romani, “Betimi i motrës”, është një rrëfim që lexohet pa u ndalur dhe përjetohet

Një jetë e tërë, as një ëndërr e trishtuar, duket se nuk është rastësi, as vuajtja e dënimit tuaj në burg nuk është rastësi profesor, siç nuk është ky rrëfim që e keni sjell nga burgu. Kjo ngjarje e vërtetë përmes rrëfimit të prof. Ahmet Qeriqi në romanin, ” Betimi i motrës”, as dhurata që më ka sjellë bija juaj, Arbana Qeriqi-Gashi  nuk është rastësi, profesor. Me rrëfimin për Zanën e Muratit të Marashit, rapsodët do të duhej të vazhdonin këngën se historia për Hasimën në burgun e Naisusit nuk po mbaron.

Ata thonë: “Mos të kishte të keqen, ne nuk do të dinim për të mirat, mos të kishim sëmundjen, nuk do të dinim rëndësinë e shëndetit, mos të kishte tradhtarë, nuk do të dinim për një patriot, të mos ndiqet vrasësi, nuk do të dinim për betimin. Në fund të fundit, pa besim dhe betim, ne nuk do të dinim për fjalën e nderit. Thonë se qepa duhet shkelur kur të mbillet, përndryshe nuk do të rritet, fjala pa fjalë nuk bëhet fjali… dhe pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” sigurisht se çdo sekondë e jetës ka një rrëfim.

Kur mungon, mos rri prapa, nuk kishim qenë bashkë, dhe ne çdo fatkeqësi del dikush qe na hap një rruge për të parë pak dritë, qofte edhe një shkëndije vetmie në këtë  jetë. Ju, në fatkeqësitë që keni përjetuar në burg, na sillni një shkëndijë që dikur mendonin se ishte shuar, keni nxjerrë në dritë jetën e një gruaje, për të cilën historia e rapsodëve e ka rishikuar fundin e saj si të shuar, por që, një gjaku që nuk është tharë nga birucat të trishtuara e mbretit, as bullgarit dhe as fashizmit e as komunizmit, vazhdon të rrjedhë në brezat, për të mos u harruar kurrë.

Për 24 orë isha ajo vajza e turpshme përballë nënës që korri grurin me plot energji dhe dashuri, isha sokolesha e babës që ishte i syrgjynosur i mbyllur në këtë botë në shtrat, duke vuajtur nga plagët e jetës para se të jepte frymën e fundit, i cili pa tek une te ardhmen e tij. Isha motra e vetme e Lanit dhe Limit, qe ua morën jetën ne kulmin e rinisë kur nuk e prisnin, isha hija e Zanes e Muratit, atit tim. U bera nuse qe do martohesha pa një kurorë dhe pa dashuri, nën vello e vura koburen në bel hakun e vëllezërve për ta nxjerrë. Për 24 orë isha një trëndafil i kuq ditën dhe i zi natën, mes shkurreve, kisha zë besën me veten se do të gjeja një mikeshë vetëm tek vetja për të më shoqëruar. Nga tymi i kallirit ndjehet aroma e vëllezërve të vdekur, nga koburja nga një lule në varr u mbolla, se vetëm sëpata mund ta presë cungun e zi këtë si nuk e kujtova.

Thonë se burgu është për burrat, por për një grua burgu është ferr të vazhdojë të jetojë që të kalojë rrugën. “Kështu është shkruar,” ka thënë Zana për t’i ngushëlluar ndjenjat e Zanës tjetër dhe për t’i dhënë forcë dhe shpresë asaj Zanës që i ka dhënë besën. Dhe shpresa vjen nga bekimi i Zotit, pa të cilin ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë, por as të vdesim.

Rrëfimi që më bëri të mendoj, se sa vlen të jetohet.

 

Faleminderit shumë, respekt pa fund profesor!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …