Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Pushteti i Vetëvendosjes po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka reaguar pas aksionit të sotëm ku mbeten të arrestuar dy zyrtarë të MTI-së dhe Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër” nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, me  vaj dhe grurë. Deputetja Bajrami ka shkruar se përgjegjësi kryesor për të gjitha këto që po ndodhin  është kryeministri Albin Kurti dhe ka bërë thirrje që Prokuroria dhe Policia t’i shkojë deri në fund aksionit të sotëm. Ajo ka shkruar se secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe që hajnat të shkojnë në burg. Përgjegjësia kryesore duhet t’i kërkohet kryeministrit, Albin Kurti. Pushteti i Vetëvendosjes po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit, ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …