leoni

Blerta Deliu-Kodra: Bastisjet dhe arrestimet në Ministrinë e Tregtisë kanë kuptim vetëm nëse jep dorëheqje, Rozeta Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj bastisjeve të sotme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë. Ajo ka thënë se këto bastisje kanë kuptim vetëm nëse ministrja Rozeta Hajdari jep dorëheqje. Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për ‘Aferën Gruri dhe Vaji’ në Ministrinë e Tregtisë kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, ka shkruar mes tjerash,  Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …