Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit, Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-02320-0, zona kadastrale Rahovec, me pronën e institucionit qendror, P- 02240-1, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-05537-1, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P-05539-0, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P- 00050-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P-01987-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronave publike P-01313-1, P-01313-2, P01313-4, P-01313-5, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P- 01313-3, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01015-1, zona kadastrale Xërxë, me pronën private P-01015-12, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi i Planit të Veprimit për përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali 2023-2025;