U mbajt sesion informues për aftësim në krijimin dhe zhvillimin e kooperativave bujqësore

Një sesion informues i organizuar nga Shoqata “Pepeko”, është mbajtur sot në Viti, që  kishte për qëllim krijimin por edhe zhvillimin e kooperativave bujqësore dhe përfitimet që mund ti kenë. Fadile Demelezi, zyrtare në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Viti, theksoi se përmes këtij sesioni informues, fermerët e komunës së Vitisë, patën rastin të njihen më për së afërmi me hapjen e një kooperative, sa janë profitabile dhe se si funksionojnë ato duke përfshirë që nga mbjellja e deri te shitja e produktit bujqësor. Ky sesion informues, është financuar nga Caritasi i Zvicrës e në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të kësaj drejtorie dhe fermer të komunës së Vitisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …