Në Ministrinë e Industrisë, dhe Tregtisë sot njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi kanë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica. Në njoftim thuhet se Ministria e Industrisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to. Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”.