Në aferën më të re të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrave zyrtare, sot në Prishtinë policia arrestoi tre të dyshuar, dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe pronarin e hoteleve Ridvan Muharremi, sekser dhe mik i kryeministrit Albin Kurti. Arrestimi u krye në bazë të përgjimeve e incizimeve që ka bërë gazeta “Nacionale” ku tregohen presionet që i bëheshin një zyrtari të Ministrisë për ta nënshkruar pranimin e mallit, edhe pse kishin munguar disa tonë grurë. Por para se të publikoheshin përgjimet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte marrë vendim që produktet e rezervës shtetërore të blihen pa procedura të prokurimit, veprim ky i kundërligjshëm, arbitrar dhe i papërgjegjshëm. Më 26 shkurt të vitit 2022, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që të anashkalohet ligji i prokurimit dhe të bëhen negociata direkte. Ky vendim është marrë pas kërkesës së Departamentit të Rezervave Shtetërore, që të mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit. Përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, duke shfrytëzuar jotransparencën, i ka mundësuar Ridvan Muharremit që të bënte manipulim me blerjen e vajit dhe grurit që ishte të destinuar për Kosovë, që dyshohet se nuk ka ardhur asnjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …