Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë. Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane. Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare. Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian. Në Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i përcaktimit përfundimtar në vendin tonë, në shoqërinë tonë, në skenën tonë politike, kush është pro integrimit, Europës dhe Amerikës si dhe kush është pro izolimit e Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …