Në përpjekjen për të shprehur ndjenjën e thellë të falënderimit dhe të mirënjohjes ndaj kombit amerikan në përgjithësi, si dhe ndaj Presidentit Klinton në veçanti, është botuar në Tiranë libri kushtuar Presidentit Klinton.
Libri ndahet në katër pjesë: I-Bij Shpirtmëdhenj të Xhorxh Uashingtonit, II-Të vraposh pas yllit tënd, III-Bill Klinton-Himn për Njerëzimin është Emri i Tij, dhe IV-Një Madhështi Gjithëpërfshirëse.
Libri përshkon gjithashtu historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane (në 101 vjetorin e këtyre marrëdhënieve), duke filluar me një profeci të poetit Zef Serembe, si dhe duke u ndalur tek Darka e Madhe që poeti i madh amerikan Henry Longfellow shtroi për Elena Gjikën…
Xhemail Peci