U debatua me qytetarë e Suharekës për KAB-in dhe Planifikimin e buxhetit 2017-2019

Kryetari i Kominës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, sot në Sallën e Asamblesë komunale ka mbajt takimin e parë publik  me qytetarë. Korniza afatmesme  e shpenzimeve për periudhën 2017-2019 dhe Planifikimi i buxhetit për vitin 2017, ishin temë diskutimi e takimit. Para një numri të konsiderueshëm të qytetarëve që morën pjesë, kryetari Asllanaj, ka thënë se lista e projekteve kapitale dhe ajo e planifikimit të buxhetit është formuar në bazë të kërkesave të vet qytetarëve gjatë takimeve që janë mbajtur nëpër mjedise të ndryshme. Ne aq sa kemi pas mundësi aq kemi planifikuar të realizojmë projekte, besojë se ia kemi arritur të planifikojmë investime aty ku duhet dhe ku ju keni kërkuar. Më pas kryetari Asllanaj, ka ftuar  drejtorin  e drejtorisë për Shërbime Publike, z. Nexhat Ramadani, që të prezantojë  listën e projekteve të planifikuara për tri vitet e ardhshme 2017-2019.  Pas këtij prezantimi kanë pasuar interesimet dhe pyetjet e qytetarëve, shumica nga të cilët interesoheshin për mjediset nga vijnë ata. Do theksuar se debate i sotëm ndryshoi pak nga debatet tjera pasi numri i pjesëmarrësve ishte pak më i madh se viteve tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …