Hekuran Murati

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagoi kundër akuzave të Hekuran Murati, drejtuar ish-ministrit, Vesel Krasniqi

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes një komunikate për medie, ka reaguar kundër akuzave  të ministrit të Financave, Hekuran Murati, drejtuar ish-ministrit,  Vesel Krasniqi. Murati ka përmendur me emër një prokuror  dhe ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit se s’po bën asgjë me dëshmitë që ka deponua Ministria. Ky ministër i njohur për fyerjen e përçmimin e veteranëve   të UÇK-së, akuzon krejt qeveritë e kaluara, e sidomos prokurorët që po hetojnë krimet e Qeverisë Kurti.  Shoqata e Prokurorëve e ka quajtur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj prokurorit, Milot Krasniqi. Në reagim, Shoqata e Prokurorëve konsideron se një gjuhë e tillë vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke marrë parasysh se hetimet marrin kohë për t’u përgatitur me synim të përfundimit me sukses të secilit rast.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …