Ish-drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Shaban Halimi, është cituar të ketë deklaruar se në bazë të Ligjit për Rezervat Shtetërore, nuk parashihet forma e negocimit njëburimor. Ligji i Prokurimit thotë se të gjitha furnizimet kryhen përmes procedurave të hapura publike, dhe jo ashtu siç ka ndodhur së fundi. Vendimi i kryeministrit dhe i ministres për përjashtimin e rregullave të prokurimit, nuk është në rregull. Ndoshta për shkak të situatës dhe gjendjes që kemi kaluar, janë përshpejtuar, por kjo është gabim. Dihet se fillimisht përpilohen kriteret teknike, shtypet vendimi për qeverinë për të furnizimin me artikuj dhe i dorëzohet Zyrës së Prokurimit. Zyra e Prokurimit zhvillon të gjitha procedurat të ofertuesve, shqyrton të gjitha kërkesat dhe ofertuesi që plotëson kriteret e dhëna nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, ai zgjidhet për ta furnizuar shtetin me produktin e caktuar”, ka deklaruar, Ish-drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Shaban Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …