Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ka shqyrtuar lëndën penale, për të cilën ngarkohen, iu ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, të arrestuar nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore. Organet e rendit në Kosovë me urdhrin e Prokurorisë Speciale kanë arrestuar drejtorin e departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Garën, drejtorin e departamentin për integrime evropiane, Irfan Lipovica, si dhe pronarin e hoteleve, Ridvan Muharremi të cilët kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore. Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Ridvan Muharremit, mikut të pandashëm të Albin Kurtit, natyrisht se nuk iu ka hapur lënda penale “përpjekje për ndërhyrje në drejtësi”, lidhur me hulumtimin e tij në gjetjen e katër shqiptarëve katolikë, që do të kishin dëshmuar rrejshëm, për trafikim organesh, kundër ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në procesin gjyqësor të ngritur nga Gjykata Speciale, për gjoja krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …