Bankës Qendrore të Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij vitit, gjatë periudhës janar – qershor, shuma e dërgesave të diasporës në Kosovës ka arritur në 633 milion euro. Zyrtar të këtij institucioni janë cituar të kenë thënë se ka një rritje të ndjeshme të mjeteve të dërguara krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me vitin paraprak. Derisa vitin e kaluar, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë dërguar 555 milion euro, këtë vit, për këtë periudhë kohore janë dërguar 633 milion euro, pra rreth 77 milion euro më shumë. Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se këto të dhëna tregojnë se diaspora po vazhdon të solidarizohet me Kosovën. Shtete nga të cilat diaspora ka dërguar më së shumti mjete janë Gjermania, e pasuar nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete tjera perëndimore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …