Ministria e Arsimit

Ekspertët e arsimit kanë thënë se mosbashkëpunimi mes Qeverisë dhe SBASHK-ut ka pasoja negative në arsim

Ekspertët e arsimit kanë thënë se mosbashkëpunimi mes Qeverisë dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka pasoja negative në sistemin arsimor. Ata kanë thënë se komunikimi ndërmjet këtyre dy institucioneve mungon në masë të madhe. Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka thënë për Ekonomia Online se ky mosbashkëpunim lë pasoja në procesin e mësimdhënies e mësim nxënies. Ai ka shtuar më tutje se organizimi sindikal është e drejtë e garantuar dhe se SBAShK-u duhet të jetë adresa e vetme ku mësimdhënësit në vazhdimësi luftojnë për të drejtat e tyre. “SBAShK-u duhet që të jetë më shumë i organizuar në mënyrë që të mos të përqendrohet vetëm te pagat por edhe vështirësitë e tjera që përballen punëtorët e arsimit” ka porositur drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja. Ai ka shtuar më tutje se në prag të fillimit të vitit të ri shkollo, komunikimi do të duhet që të rritjen në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e mësimdhënësve në vend të punë dhe të jetësohen reformat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …