Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi mendon se në pjesën veriore të vendit ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve. Ai ka thënë se situata atje është e qetë ndërsa tensionet vijnë nga jashtë Kosovës. “Situata është e qetë dhe stabile në veri çdo gjë që vjen në tensionim vjen nga banda, influenca gjithësisht urdhrat e Beogradit në këtë rast presidenti serb Vuçiq i cili ka strukturat e veta ilegale edhe ekstremiste në veri. Kështu që policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë edhe AKI-në por edhe FSK-në kanë ndërmarr të gjitha masat me qëllim që situata të jetë e qetë dhe stabile duke qenë prezentë edhe në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, po njëkohësisht edhe sigurinë e kufirit po edhe trafikut” ka deklaruar Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai ka shtuar se policia ka kapacitet të bollshme që të mbaj rendin dhe qetësin publike edhe në rastin e zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …