Në ditën e Çlirimit Deçani proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktgjykimi i fundit (20.05.2016) i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili legjitimon Vendimin e Qeverisë së Serbisë të vitit 1997, për faljen e pronave të dy ndërmarrjeve publike, APIKO dhe ILIRIA, Manastirit të Deçanit, ka nxit reagime të institucioneve dhe qytetarëve të kësaj Komune. Pas këtij Aktgjykimi, Kuvendi Komunal në Deçan në një Seancë të jashtëzakonshme, ka kundërshtuar Vendimin e Kushtetueses, të cilin e konsiderojnë politik dhe të dëmshëm për Deçanasit. Këshilltarët komunal, duke parë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe pakënaqësitë qytetare, ka formuar një Komision Komunal të kryesuar nga Kryetari i Komunës, Z.Rasim Selmanaj, e në të cilin janë edhe përfaqësuesit e subjekteve politike që janë pjesë e legjislativit (AAK, LDK, PDK).

Ky komision fillimisht vendosi që të bojkotoi punën në institucion  komunal e më pastaj të vazhdoi edhe më protestën .

Protesta e mbajtur sot nxori në qendër të qytetit të Deçanit mira qytetar të moshave dhe strukturave të ndryshëm ku i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj,  me bashkëpunëtorë, Deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Intelektual të shumtë dhe qytetar te të gjitha moshave të cilët ju bashkuan protestës gjithëpopullore për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Qytetarëve më një fjalë rasti ju drejtua kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj njëherit edhe kryetra i komisionit të nxjerrë nga Asambleja Komunale. Selmanaj nder të tjera tha se ,,Ky vendim është i pa pranueshëm për mua si kryetar i komunës së Deçanit, në asnjë mënyrë nuk e përkrahi këtë vendim ngase është vendim krye këput politik dhe kjo është arsye më  e fort që nuk do ta  përkrah. Edhe një  herë sot e kundërshtojmë vendimin e gjykatës kushtetuese,

Manastiri dhe  Sava është  duke e izoluar veten ne nuk dëshirojmë izolim se është i dëmshëm po duhet bashkëpunim në projekte të përbashkëta.

Ajo qe dua me thënë është se  kurrë  Manastiri s’ka mu bë pronar i këtyre tokave, nuk e pranojmë  unë si kryetar i komunë edhe komuna të cilën unë e drejtoj as nuk e pranon as nuk e zbaton, nuk e pranojmë sepse është në kundërshtim më qytetarët e komunë së Deçanit, unë e zbatoi vendimin e 60 mijë banorëve të komunës se Deçanit e jo vendimin politik të Gjykatës Kushtetuese në favor të Manastirit  të Deçanit.

Nga kjo protestë ftoi Manastirin dhe miqtë tanë ndërkombëtar  me reflektu, manastiri më heqë dorë nga ky vendim sepse ne nuk e zbatojmë. Ne nuk kem dëshirë më ra në situata jo të mira po nëse vazhdohet kështu unë si kryetra i komunës së Deçanit nuk ka logjik me qen këtu po ua lirojmë Gjykatës Kushtetues dhe Mansatirt që te udhëheqin.

Ne nuk do ta ndalim kundërshtimin sepse jem ne të drejtën tonë. Në ditën e çlirimit ne protestojmë në vend se të festojmë e do të vazhdojmë edhe me tutje me protestua deri në kthimin pas të këtij vendimi tha Selmanaj në fjalimin e tije’’.

Ndryshe kjo  nuk është protesta e parë  kjo është  protesta e dytë e këtij lloji ne Deçan, e thirrur dhe organizuar nga Komisioni Komunal i përbërë nga te gjitha partitë politike dhe kryetari i komunës se Deçanit, z.Rasim Slemanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …