Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se 50 policë kanë dhënë dorëheqje këtë vit për shkak të pagave dhe kushteve. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënë se janë shqetësuese dorëheqjet vullnetare në Policinë e Kosovës. “Deri më tani, vetëm brenda këtij viti, kemi rreth 50 dorëheqje, e që vazhdimisht kam informacione, çdo të tretën ditë, së paku kemi nga një dorëheqje, dhe shumica dorëheqjeve janë nga shkaku i kushteve jo të mira, dhe shkaku i një page që nuk i mbulon shpenzimet për të siguruar ekzistencën për një familje së paku katër anëtarësh. Ai ka thënë për Kosovapres se rreth një muaj më parë e kemi dërguar një peticion i cili është organizuar nga sindikata, e kemi dërguar në Kuvend, dhe një kopje tek Avokati i Popullit. “Ne po presim një reflektim nga institucionet shtetërore, qoftë nga presidentja, kryeparlamentari dhe Qeveria. Ky peticion do të aktualizohet në fillim të shtatorit për shkak të pushimeve” ka theksuar kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …