Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Krasniqi: Qeveria Kurti ka qëndrim të pafrenuar armiqësor ndaj mësuesve e arsimtarëve

Analisti, Milazim Krasniqi ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për qasjen e saj ndaj mësimdhënësve. Ai ka konstatuar se ata që thonë se arsimin e kanë shkatërruar qeveritë e kaluara të Kosovës, ose duan ta amnistojne Serbinë për krimin shtetëror, që ka bërë duke shkatërruar arsimin shqiptar në vitet nëntëdhjetë, ose janë thjesht aq injorantë sa nuk dinë çka flasin. “Qeveritë e pasluftës, veçmas qeveria Thaçi pati bërë shumë për konsolidimin e shkollës shqipe. U ndërtuan qindra shkolla, u rritën rrogat e mësimdhënësve, u krijuan universitete të reja. Natyrisht, ka pasur edhe gabime e dobësi, por kjo ka qenë periudhë e rikonsolidimit, jo e shkatërrimit. Qeveria Kurti është e para qeveri që ka qëndrim të pafrenuar armiqësor ndaj mësuesve e arsimtarëve. Motivi i kësaj armiqësoe të hapur është ideologjik e politik: ideologjik, sepse mësuesit janë më konservatorë nga natyra dhe nuk janë pjesë e kontigjentti të analfabetëve funksionalë, ndërsa qeveria revolucionare e urren çdo gjë konservatore, kombëtare. E dyta, duke mobilizuar me urrejtje prindërit e familjet kundër mësuesve e arsimtarëve, qeveria Kurti synon të mbledhë votat e tyre, ndërsa ata si trup elektoral janë më shumë se sa mësuesit. Pra edhe në këtë aspekt kjo është një politikë e ndyrë, sepse konfrontimi i prindërve me mësuesit e arsimtarët, e dëmton cilësinë e arsimit” ka shkruar mes tjerash analisti, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …