Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjeve, Beogradi zyrtar vazhdon të refuzojë bashkëpunimin për këtë çështje. Mirëpo kjo qasje e Serbisë nuk është duke u vërejtur nga Bashkimi Evropian, pas trazirave në veri të vendit. Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Andin Hoti mendon se BE-ja do të duhej ta kushtëzojë Serbinë dhe jo të bëjë presion edhe më tej sepse vet Serbia, bashkë me Kosovën, e kanë miratuar një deklaratë, vet Serbia e ka miratuar edhe aneksin e Ohrit të këtij viti, dhe aty thuhet çështja e vetme që është me urgjencë është çështja e personave të zhdukur, asnjë tjetër nuk shkruan që është me urgjencë, vetëm çështja e personave të zhdukur. Dhe nëse ne nuk fillojmë të zbatojmë çështjen e personave të zhdukur nuk e di çfarë kuptimi ka të diskutohet edhe dialogu edhe çdo gjë tjetër. ka thënë Andin Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …