Kryetari i LDK-së, Lumir Abidixhiku, ka ngritur shqetësime të mëdha dhe ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, si dhe një personi të afërt të kryeministrit Kurti, afaristin, Ridvan Muharremi, në kontekstin e aferës skandaloze të vajit, grurit dhe sheqerit, ku sipas dosjes së Prokurorisë përveç procedurave të paligjshme të ndjekura gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, janë evidentuar edhe shkelje të tjera, pasi mallrat e paguara nuk kanë mbërritur në territorin e Kosovës duke i shkaktuar humbje buxhetit të shtetit në vlerë 601 mijë euro. Një politikan që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të. Një mik politikani që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, dhe vendosë t’i marrë. Kjo është një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, akuzon ashpër Prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë ka thënë mes tjerash, Lumir Abdixhiku Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …