Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Stainmejer dhe ai Francës, Zhan Mark Ejro, konstatojnë se vota pro largimit nga Bashkimi Evropian i britanikëve do të trondiste bllokun dhe do të kërkonte një përpjekje të bashkërenduar për të siguruar qëndrueshmërinë e tij. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dy diplomatët thanë se kanë shpresë që britanikët do të votojnë për të qëndruar në union. Nga këndvështrimi ynë, vendimi i drejtë mund të jetë vetëm qëndrimi në BE. Largimi i Britanisë nuk është thjesht 28 minus një, por në fakt një dridhje, një tronditje të madhe dhe kjo më pas do të kërkonte një përpjekje të përbashkët për të siguruar stabilitetin e unionit. Procesi i suksesshëm i integrimit që zgjati dekada me radhe do të mund të kthehet në shpërbërje të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …