Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka rikujtuar se Kosova ka përmbushur 90 kritere në procesin liberalizimit të vizave, që sipas asaj është shumë më tepër sesa kriteret, të cilat kanë qenë për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Komisioni për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian të enjten ka zhvilluar debatin e parë për raportin për heqjen e vizave për Kosovën, në procesin e dhënies së pëlqimit për një gjë të tillë, pasi kohë më parë Komisioni Evropian kishte thënë rekomandimin. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës në këtë moment mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 4 shtete dhe se ky izolim duhet të hiqet edhe përmes liberalizimit të vizave, duke saktësuar se kushti që i është vënë Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e zi ka qenë kusht shtesë. BE-ja kërkon që Kosova të heq dorë nga 8.200 hektarë tokë e pyje dhe t ia japë Malit të Zi si çmim për liberalizimin e vizave. Fakti se politikanët poltronë të Kosovës kanë lëshuar pe në çdo kërkesë të BE-së, gjithnjë në dëm të vendit, ka bërë që kreu i BE-së vazhdimisht t’i shrojë Kosovës kushte mbi kushte. Sapo të plotësojë Kosova këtë kusht, BE-ja dhe PE-ja do të kushtëzojnë themelimin e ASK-së, apo edhe ndonjë kusht tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …