Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës është i sigurt në Kuvendin e Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit do t’i takojë atyre pas një beteje të gjatë me opozitën, në të cilën është përfshirë edhe qeveria. Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar ligjshmërinë e emërimit të Pëllumb Bajqinovcit në krye të Asamblesë Komunale. Kundër shkarkimit të ish-kryesuesit Fehmi Kupina dhe zëvendësimit të tij me Pëllumb Bajqinovcin, ishte ankuar në gjykatë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Qeveria e kishte kontestuar ligjshmërinë e seancës së mbajtur më 27 qershor. Kishte kërkuar vendosje të masës së sigurisë për mbledhjen dhe të gjitha vendimet e nxjerra nga e njëjta. Ministria e Administrimit  pretendonte se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ligjërisht ka kryesues dhe se ai është Fehmi Kupina, ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i rreshtuar me opozitën kundër pushtetit të Përparim Ramës. Por, vendimi i nxjerrë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe e ka hudhur poshtë si të palejuar ankesën e Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …