leoni

Në Deçani u mbajt debati publik për Projekt – Buxhetin 2024/26

Në Deçani u mbajt debati publik për Projekt – Buxhetin 2024/26 – Granti për Shëndetësi. Debati u kryesua  nga Kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj, të pranishëm  ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësis, znj. Agnesa Vokshi përfaqësues e sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal të komunës së Rahovecit. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Pati diskutime të vogla, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë sa i përket shëndetësisë në komunën e Deçanit.

May be an image of 9 people, the Oval Office, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …