Në Deçan u mbajt debati publik me Kryesuesit e Këshillave Lokale të Fshatrave për Projekt-Buxhetin 2024/26

Sot është mbajtë debati publik me Kryesuesit e Këshillave Lokale të Fshatrave të komunës së Deçanit për projekt-buxhetin 2024/26. Debati u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishme në këtë debat ishte, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, përfaqësues të Këshillave Lokale, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Drejtoresha Cacaj para pjesëmarrësve tregoj që buxheti i paraparë është 13.508.081 euro. Nga të pranishmit pati diskutime të shumta si dhe ata shfaqën kërkesat e tyre, ku ndër kërkesat më të shpeshta ishte rregullimi i kanaleve të ujitjes, disa rrugë e rrugica që kanë mbetur pa asfaltuar, në disa fshatra kishte kërkesa për ndriçim e të ngjashme.Për të gjitha këto kërkesa, Kryetari Ramosaj dha sqarimet e duhura. Në këtë mbledhje pati një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

May be an image of 9 people, people studying, chair and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …