Ministrja Nagavci

Ministria Nagavci nuk ka arritur marrëveshje me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin me libra për nxënësit në këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur marrëveshje me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin me libra për nxënësit dhe mësimi do të fillojë për dhjetë ditë. Ministrja, Arbërie Nagavci në një konferencë për medie ka bërë me dije se janë duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore të kalojë në llogaritë e prindërve. Por nuk dihet se kur do t’u dalin parat prindërve për t’ua blerë librat fëmijëve të tyre. Për t’i përfituar këto para për libra, prindërit duhet të aplikojnë në e-Kosova. Zonja Nagavci ka shtuar se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore për vite me radhë ka qenë mjaft sfidues, për shkak të shumë sfidave. Duke reaguar lidhur me këtë lajm, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbi 300 mijë familje të vendit do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …