leoni

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cilësoi të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit për rajonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cilësoi të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit në një reagim publik. Ai i ka quajtur kërcënime kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe si të tilla janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Edi Rama konfirmoi me këtë rast se se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe se janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës në çështjet e sigurisë. Kryeministri Edi Rama tha se nuk lejojnë askënd që ta tërheq rajonin në të shkuarën dhe theksoi e ardhmja është “Europa e Madhe”. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do ta lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Europa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi kryeministri i Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …