SBASHK

SBAShK-u ka reaguar kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me dështimin, për të siguruar librat për nxënësit

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, ka reaguar kundër  Ministres së Arsimit,  Arbërie Nagavci në lidhje me dështimin, për të siguruar librat për nxënësit.  “Kur u deklarova publikisht se viti shkollor 2023/2024 do të fillojë pa greva dhe se prindërit dhe qytetarët do të gëzohen, por jo edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci,  disa ushtarë në rrjete sociale dolën me atë fjalorin e tyre të ulët ndaj meje. Por, kjo çështja e teksteve shkollore dhe mungesa e tyre e tregoi se unë kam pasur të drejtë, ka thënë Jasharaj në një komunikatë drejtuar mediave. Ai ka përmendur, gjendjen e rëndë ekonomike, në shumë familje, si faktor tejet të rëndësishëm, e që është tregues se librat nuk do të jenë të garantuara për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …