Deputeti ukrainas, Aleksej Gonçarenko, ka folur pas takimit që kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelesnki pati në, Athinë me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Gonçarenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj, jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute. Kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu , ai ka thënë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Ne duhet të takohemi, por jo t’ i komprometojmë parimet tona? Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Gonçarenko në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …