Aktualisht faqet e shtypit tonë të përditshëm, sikurse dhe ai i fqinjëve tanë kanë ngritur në alarm kancelaritë evropiane për tensionimin e gjendjes midis Rep. së Shqipërisë dhe tokës helene të Greqisë , kjo nëpërmjet tymnajës “Bejleri” e cila po vendos në provë nëse ekziston me të vërtetë “Ligji i luftës me Shqipërinë”, apo të paktën mos vallë ky ligj u interesonte dhe u intereson akoma qarqeve dhe të gjitha qeverive qysh prej asaj të Mbretërisë e deri më sot?! Mos vallë “Çështja Bejleri” po përdoret sot nga qeveria e Greqisë si “një modus vivendi”, për të përligjur atë që ka më shumë se një shekull që s’po mundet dot ta realizojnë, ashtu si qentë që lehin natën kur shikojnë hënën e plotë ?l Në kushte të tilla kur polemika midis dy vendeve e kalon elokuencën diplomatike pa zgjidhje konkrete, vrehet sidomos nga ana e Greqisë po kalohet hapur me veprime domethënëse duke mos përjashtuar këtu dhe reagimin e Qeverisë shqiptare.
Pikë së pari përse është e shqetësuar Greqia nëse nuk mandatohet Fred Bejleri si kryetar Bashkie? Nuk ka ndonje minoritar tjeter madje me paqesor dhe me te ndershem nga “Bejleri” Pse ku e ka hallin Greqia qe kembengul kaq shumë te aga “Bejleri” ?
Çfarë kërkonin Bakojanis dhe një pinjoll tjetër i cili më kujtoi mëkatarin terrorist të popullatës se trojeve krejtësisht shqiptare në “Epirin e jugut”, ( po sikur dhe ne të kërkonim “Epirin e jugut”) duke filluar nga Janina, Preveza, Arta e deri në Kostur një farë Zerva në mos qoftë trashëgimtar i ideve të Napolonit kriminelit me damke qe therte shqiptaret? Po sikur ne të dërgonim Kryetarin e Bashkisë se Tiranes E. Veliaj për të mbrojtur ne Greqi të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë , si do ndiheshin qirjes Miçotaqi, qirjes Dendas dhe ajo efendikoja e ambasadës greke ne Tiranë ?! Përse pikërisht vrapuan në tokën e Himarës shqiptare, me truall dhe banorë autoktonë shqiptare, pavarësisht se në rrethana të caktuara historike një pjesë e tyre u bënë “grekofonë” ( greqisht folës)? Le të supozojmë për një moment se janë minoritarë; për analogji mos vallë kjo psh ja jep te drejtën Qeverisë shqiptare të ndërhyje ne punët e brendshme te Italisë sepse ne kemi në zonën e Kalabrisë dhjetëra fshatra dhe disa mijëra banore shqiptare arbërshë?! Kjo Qeveri e Greqisë a e di se F.Bejleri është implikuar shumë rëndë me grupin komando “MAV” ( Fronti për çlirimin e Vorio- Epirit )të cilët në mënyre barbare planizuan, organizuan dhe realizuan vrasjen e kufitareve tanë në postën e Peshkëpisë, madje tentuan dhe për herë të dytë? Si shpjegohet që në përbërjen e grupimit të parë janë pothuaj i njëjti grup që tentoi për herë të dyte me të njëjtat armë,( shotgun) madje në makinën shoqëruese gjenden dhe automatiket e rrëmbyer te posta kufitare e Peshkëpisë ( kjo vërtetohet nga nr. e tyre). Bejleri nuk është një kriminel i thjeshtë ordiner,jo kurësesi jo, por përfaqësues i një organizmi thellësisht politik anti- shqiptar. Të mos e dijë Greqia këtë gjë kur vet nuk është çudi që Bejleri te jete nje agjent i mirfilltë i ASFALI-së greke?
Autoriteteve më të larta greke u janë errur sytë jo se janë qorra, por ata nuk duan të shikojnë sepse Bejleri u duhet shumë ai…dhe tipa te tjerë të ngjashëm si ai. Nuk duan të shikojnë sepse si teoria famë keqe e “megalli idhese” për vorio epirin”, ashtu sikurse dhe mos heqja e ligjit të luftës , apo dhe organizata “MAV” dhe çdo lloj tjetër organizate anti shqiptare u kanë shërbyer dhe ende u shërbejnë për të realizuar ëndrrën e tyre shekullore. Ja pse qirjes greku kërkonte dhe një pjesë të detit për ta pasur përkarshi Himarën . Fred Bejleri edhe nëse ka marrë qytetarinë greke për aq sa ka bërë duhet të jap llogari përpara popullit shqiptar jo për vjedhje votash apo shitblerjen e tyre , por për krim të organizuar mbi baza ndëretnike që prekin sigurinë kombëtare të Republikës se Shqipërisë. Ky duhet të ish motivacioni kryesor që vet Greqia nëse e mban veten nje vend demokratik duhet ta kishte shpallur fajtor qysh ne vitin 1996-ten kur i arrestuan sikurse këtë gjë me qënë se nuk mundej ta bënte Greqia duhej ta kish bërë me kohë Shqipëria, por as vendi ynë nuk e dënoi, madje tanët u treguan dhe më “luajalë” se jo vetëm e falën por e lejuan dhe të kandidonte në emër të “Vorio epirit” (që shqip do të thotë PPDNJ).
Greqia kjo grindavece e Ballkanit dhe pse pavarësinë prej Turqisë e fitoi me gjakun e shqiptarëve ( nga 100 heronj te Pavarësisë së Greqisë 70-80 prej tyre janë shqiptare) si një mos mirënjohëse e popullit shqiptar dhe një trazavaçe e sëmurë dhe po aq lakmitare tokash ndaj fqinjëve të vet ka filluar të bëjë presion se “ ju agapi shqiptari” nëse doni Evropin ta dini mirë se rruga për në Evropi kalon nga Athinaja… dhe nëse doni “evroi”( dhrakhmia nuk kemi) kaq ta bëni dhëmbin, se ne vorio epirioti domethnë Qeveria joni …do i themi Brukselit të mos ju jap asgjë. Endaksi … kalla agapi allvanikoi?! Ja ky është mentaliteti i Greqisë se sotme. E çfarë ndryshimi kanë ata që themeluan “MAV”-in në Korfuz me 1914 nga këta qeveritaret e Athinës së sotme ? Po pse a nuk ishte kjo Greqi që na kërkonte tokat tona ne Konferencën e Paqes me 1946 ?….
Po tre vjet më vonë ne gusht të vitit 1949 a nuk ishte po kjo Greqi e cila sulmoi Shqipërinë , por u larguan me bisht në shalë? Po ne vitin 1997 a nuk ishte kjo Greqi e cila hodhi idenë që jugu i Shqipërisë të shpallte Pavarësinë nga Tirana dhe të behej republike me vete..?! Çuditërisht ne kufijtë e kësaj “republikë ideje” u përqendruan trupat e divizioneve greke. Kush do sulmonte, ne që na sulmoi Berisha, apo ne, do na sulmonte Greqia gjoja për të na mbrojtur nga Berisha?! Sigurisht kjo e dyta. Sa poshtë paska rënë politika e Greqisë dhe pse e fut kokën në rërë për të fshehur idetë e mbrapshta të saj… bythën e ka lëne përjashta duke u bërë gazi i botës!..Sa poshtë ka rënë dhe një pjesë e politikes tonë e cila thjeshte dhe pse i ka dënuar aktet barbare te “Bejlerit nje” dhe “Bejlerit dy” ( por kurrë nuk e vendosën në bankën e te akuzuarve) tani i del përkrah sikurse bën i lajthituri Berishë, apo frikacaket dhe lepujt e PS-se ne pushtet, që për çështjen kombëtare harrojnë se para se te jenë evropiane ..janë e duhet të jenë shqiptare. Por Enver Hoxhe ata nuk bëhen dot, ndaj dhe korofillaqia greke bën si i do qejfi në tokën shqiptare.
Ky material nuk ka aspak të bëjë me popullin e mire dhe mikpritës grek, nuk ka aspak për qëllim të fyej ndjenjat e këtij populli qe historia na rezervoi të jemi me ta jo vetëm fqinj, por dhe shumë momente po të kësaj historie ti kemi përjetuar dhe ndarë së bashku.