Avokati, Mahmut Halimi: Në Turqi janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë grurë, por janë zhdukur në Portin e Durrësit, fajtor është MTI-ja

Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka shpjeguar të gjithë historinë e blerjes së grurit nga Turqia për rezerva shtetërore. Ai  garanton se në Turqi janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë grurë, për të cilat thotë se ka edhe dokumentacione. Ridvan Muharremi ka arritur që të sigurojë heqjen e embargos turke në mënyrë që të ngarkohet gruri dhe të niset për në Portin e Durrësit, ku autoritetet e Ministrisë së Tregtisë duhej ta prisnin dhe ta merrnin. Ridvan Muharremi është ofruar në mënyrë vullnetare që të jetë prezent edhe në Portin e Durrësit kur do të bëhej heqja e bllombave turke, meqë kishte konstatuar se stafi i ministrisë ishte i papërvojë, por thotë se nga Ministria e Tregtisë i kanë thënë se ti e ke kryer misionin tënd. Pas një muaji është telefonuar klienti i tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i është thënë se mungojnë 52 tonë grurë. Ai thotë se Ridvan Muharremi ka kërkuar me ngulmë që të dijë emrin e zyrtarit të MINT që ka qenë prezent në momentin kur janë hequr bllombat në portin e Durrësit, por nga ministria që drejton Rozeta Hajdari nuk i kanë treguar. Ridvan Muharremi bashkë me atë turkun kanë arritur ta heqin embargon për tri ditë. Qeveria e Turqisë me pranuar ta heq embargon për një kohë të shkurt, në mënyrë që të bëhet shkarkim-ngarkimi. Dhe e kanë arritur këtë qëllim. Janë të gjitha provat, ka saktësuar, avokati, Mahmut Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …