Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Albin Kurti thoshte se ai kryeministër që i ka mbi pesë këshilltarë është i paaftë, por ai tani i ka 34 këshilltarë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë. Ai ka shkruar se dikur Kurti thoshte se ai kryeministër që i ka pesë këshilltarë është i paaftë, e siç u shpreh ai “Kurti i ka 34 këshilltarë”. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nëpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij. I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë të Vetëvendosjes  Kështu është kur krejt partia bartet në qeveri”, ka shkruar, Besnik  Tahiri, i cili  rekomandon të shikohet videoja  e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexonte Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive që dje, e cila  ka hyrë në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …