Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është cituar të ketë deklaruar se nuk e shqetëson prania e misionit të EULEX-it në Kosovë, por shqetësimi i tij ka të bëjë me praninë e UNMIK-ut, meqë ky mision i OKB-së është një instrument i politikës ruse në Kosovë. Pavarësisht se Hoxhaj ka bërë këtë deklaratë ai e di fare mirë se në OKB është përfaqësuesi i këtij misioni që e merr fjalën dhe raporton para përfaqësuesit të Kosovës. Kështu do t’ i ndodh edhe atij nëse ftohet ndonjëherë në KS të OKB-së, ku Kosova përfaqësohet me ambasadoren e vet, në Amerikë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …