Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për skandalin e rezervave shtetërore

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për skandalin e rezervave shtetërore. Ai thotë se qysh herët ka paralajmëruar se në Kosovë po krijohet një formë e re e korrupsionit, të cilën Haradinaj e quan si “lidhje të shkurt”. Sipas Haradinajt, Kurti personalisht ka nënshkruar tejkalimin e procedurave të prokuroimit, duke kaluar kështu nga institucionet shtetërore tek dosti i tij, Ai thotë se kryeministri Albin Kurti është pikënisja dhe Ridvan Muharremi përfundimi i skandalit me rezervat e shtetit. E kam paralajmëruar Kurtin në parlament dhe i kam paralajmëruar qytetarët që është krijuar një formë e re e korrupsionit. Është kjo lidhja e shkurt. Ku në vendet vendimmarrëse janë vendosur shokët e tij. Kurti duke mos i besuar sistemit, i ka vendos dostat në pozita vendimmarrëse ka gjetur edhe dosta të jashtëm. Kryeministri ka dhënë autorizim, Kurti personalisht ka nënshkruar për një lloj baj-pas, për të kaluar nga institucionet shtetërore për tek dosti i tij. Forma e tillë është e jashtëligjshme. Kurti është pikënisja e këtij krimi të ndodhur në raporte me përgjegjësinë institucionale. Fillon nga Kurti e përfundon tek Ridvani, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …