Punonjësit e hapësirave gjelbëruese të NPL “Ambienti” në Ferizaj, gjatë ditës ishin në aksion të kositjes së barit dhe pastrimit të oborrit nga mbeturinat e ndryshme tek Qendra për Aftësim Profesional në Ferizaj. Edhe sot është dhënë një shembull pozitiv për komunitetin, duke promovuar një përqasje të përgjegjshme qytetare dhe duke e rritur ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së mjedisit.