Avokati i Pjetër Shalës, ka deklaruar se në kohën derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij. Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Muhamed Hedi Auini ka deklaruar se shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar. Sa herë që ne kemi organizuar takime jo formale duke i pyetur ata për gjërat që dinë dhe nuk dinë, e kemi konstatuar se kur nuk kemi mbajtur shënime kjo na ka bërë që të kishim mundësi të takoheshim edhe herë të tjerë me këta individë dhe që ata të mund të na ndihmonin me dëshmitë, me provat dhe me përvojën e tyre. Kjo është arsyeja se nuk kemi mbajtur shënime, ka thënë avokati para trupit gjykues. Konferenca përgatitore për mbrojtjen po mbahet pasi Zyra e Prokurorit dhe avokati i viktimave kanë përfunduar paraqitjen e provave kundër Pjetër Shalës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …