30 fermerë të komunës së Vitisë pajisen me grabuja për mbledhjen e barit

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë shpërndarjen e 30 grabujave që shërbejnë për mbledhjen e barit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me mekanizëm që po ua lehtëson punët e tyre të përditshme. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe gjitha sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që ti ofrojmë kushte sa më të mira në zhvillim. Në këtë rrafsh, sivjet parashohim që të përkrahim edhe rreth 500 fermerë në lëmi të ndryshme. Andaj ju premtoj se jemi të angazhuar që të ju përkrahim ne vazhdimësi”, ka thënë kryetari Haliti. Kurse drejtori i Bujqësisë në Viti, Naim Pira, pasi ka theksuar se kjo përkrahje vjen pas nevojave që janë paraqitur nga fermerët dhe kjo nuk është e fundit por do të subvencionojnë bujqit edhe në ditët në vazhdim. Ai po ashtu ka ripërsëritur se çdo përfitues është i detyruar të nënshkruaj deklaratën nën betim për mekanizmin që merr dhe për 3 vitet e ardhshme nuk ka të drejtë ta tjetërsoj apo ta shes, se përndryshe do të sanksionohet me ligj. Ndryshe, ky donacion i komunës së Vitisë për fermerët që sot u pajisen me këtë mekanizëm, kap vlerën rreth 25.000 euro. Marjan Joza nga Stublla, përfitues i mekanizmit nga komuna, ka falënderuar Institucionet dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe ka bërë të ditur se ai është kthyer nga mërgata,  konkretisht nga Austria pas 30 vitesh qëndrimi atje. Ai tha se kjo mbështetje është e mirëseardhur dhe se po na lehtëson që të kemi kushte sa më të mira në bujqësi.

May be an image of 2 people, wagon, buggy, lawnmower, carriage and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …