Grurin e Serbisë që përmes Kosovës shitet në Shqipëri, serbët e përdorin vetëm për kafshë”

ASHK më 2 gusht ka ushtruar padi pranë Gjykatës Komerciale në Prishtinë, ndaj dy operatorëve ekonomikë

Avokatura Shtetërore e Kosovës,  ka konfirmuar se ka ushtruar padi më 2 gusht të këtij viti pranë Gjykatës Komerciale në Prishtinë, ndaj dy operatorëve ekonomikë, kompanisë së grurit nga Turqia “Yafe Turizm Insaat” dhe kompanisë së vajit nga Polonia “Xanto SP.Z.O.O”. Padia ndaj dy kompanive është ushtruar pasi një pjesë e grurit, vajit dhe sheqerit që ishin blerë për rezerva shtetërore  gjatë  vitit 2022 ende nuk kanë ardhur  në Kosovë. Dëmi ndaj buxhetit të shtetit, sipas Prokurorisë Speciale, është mbi 600 mijë euro. “Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Avokatura Shtetërore ka iniciuar konteste gjyqësore – padinë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë ndaj dy operatorëve ekonomikë ‘Yafe Turizm Insaat’ dhe ‘Xanto SP.Z.O.O’”, është thënë  në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore për “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …