Sulejman Uglanin

Uglanin dhe Jovanoviq: Autonomi për Sanxhakun dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Gazeta serbe “Blic” shkruan se kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik  të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka thënë se partia e tij bashkë me Partinë Liberal-Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, në Kuvendin e Serbisë kanë  krijuar Grupin e përbashkët Parlamentar, sepse kanë pesë parime të përbashkëta, mes të cilave është autonomia për Sanxhakun dhe njohja e pavarësisë së Kosovës. Ugljanin ka deklaruar me këtë rast se SDA-ja e Sanxhakut dhe LDP-ja do të angazhohen edhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe për përparimin e bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …