leoni

Disa mësimdhënës po e shfrytëzojnë pushimin njëvjeçar pa pagesë për të gjetur vend pune në shtetet e Evropës

Për shkak të kushteve jo të mira dhe pagës në arsim, mësimdhënësit po shfrytëzojnë pushimin njëvjeçar pa pagesë për të gjetur vend pune në Evropë. Këtë situatë, Sindikata e Arsimit, po e sheh si shumë shqetësuese se siç thanë shkollat mund të mbesin pa mësimdhënës. “Ne kemi biseduar me kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, për çështjen e kërkesave të mësimdhënësve që po i parashtrojnë në drejtoritë komunale të arsimit, për një vit pushim pa pagesë. Andaj, numri i tyre sillet diku rreth 300 mësimdhënës që kanë bërë kërkesa të tilla për pushimet pa pagese dhe për ne ky është një alarm shumë shqetësues, ngase në një të ardhme të afërt ka mundësi që shkollat tona të Kosovës të mbesin pa mësimdhënës”, tha Vjollca Shala, nënkryetare e Sindikatës së Arsimit për RTV21. Mbi 300 mësimdhënës në nivel vendi kanë bërë kërkesa për pushim pa pagesë. Drejtori i Shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, thotë se mësimdhënësit po largohen për një jetë më të mirë. E dimë se tash jemi në prag të liberalizimit të vizave, ka mësimdhënës që varet kryekput prej një page e cila nuk e mbërrin muaji muajin, ka pakënaqësi edhe me ligjin e ri të pagave. Mësimdhënësit po edhe kategoritë e tjera kërkojnë jetë ma të mirë, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …