Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka biseduar me të dërguarin special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, c ka takuar të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti ka thënë se ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës. Ai tutje është shprehur se Kosova ishte shqetësim i përbashkët, me ç’ rast të dy kanë vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Gabriel Escobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin evropian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi. Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’ rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar, Ali  Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …