Viktor Orban: Strategjia perëndimore e inkurajimit të ukrainasve që të luftojnë e të vdesin pasi u ofrojmë para e armë, nuk funksionon

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili mban qëndrim të matur në luftën që po zhvillohet në Ukrainë  tha se qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën deri më tani dhe se gjëja më e rëndësishme është ndalimi i gjakderdhjes. Sipas tij, kjo nuk mund të fillojë me krijimin e një plani paqësor, siç e propozon komuniteti liberal, por me armëpushim, pas së cilës duhet të kalojmë në negociata për paqen. Duke folur në festivalin vjetor politik “Transit” në bregun e liqenit Balaton, Orban tha se lufta duhej të lokalizohej, në vend që të “globalizohej”, por vetëm Hungaria e mbrojti atë pozicion. Strategjia perëndimore e inkurajimit të ukrainasve që të luftojnë dhe të japin jetën e tyre ndërsa ofrojnë para, informacion dhe armë nuk funksionon. Ai shtoi se kjo strategji nuk mjafton për të mposhtur Rusinë, por edhe se nuk ka strategji të re, bëjnë të ditur mediet në Hungari.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …