Kontrata e nënshkruar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk pritet të ndikojë në përmirësim të imazhit të Kosovës

Kontrata e nënshkruar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk pritet të ndikojë në përmirësim të imazhit të Kosovës. Opozita dhe shoqëria civile konsiderojnë se marrëdhëniet e qeverisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendjen më të keqe. Sipas tyre, Kosova nuk e ka luksin që të injorojë Amerikën, në mënyrën siç ka vepruar deri më tani. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë kontratë. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi thotë se Kosova për herë të parë është në gjendje të rëndë sa i përket politikës së jashtme. Për herë të parë është një gjendje shumë e rëndë sa i përket politikës së jashtme. Konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, me asnjë qeverisje paraprake të cilat kanë qenë. Mirëpo, ky kryeministër ka vendosur të shkojë kështu siç është duke shkuar. Nuk bën kështu, duhet të ulet dhe të dakordohet në mënyrë që Kosova të del nga ky qorr-sokak që është futur kjo qeveri, saktësoi, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …