Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Escobar: Amerika zgjedh partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Europën, që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit për  një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku, përveç për politikat e brendshme të këtij shteti, ai foli edhe për politikën që ndjek Amerika karshi rajonit. Duke folur për opozitën në Maqedoni të Veriut që dolën kundër ndryshimeve kushtetuese e të cilat janë kriter kyç për rrugën europiane të këtij shteti, Escobar tregoi se me çfarë partnerë duan të punojnë ata. Doja ta bëja të qartë se Amerika  zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Europën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Euvropian, është pjesë e këtij procesi. Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë. Unë i kërkoj popullit – ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën europiane, sepse do të na sjellë dobi edhe neve.  Escobar tha se Maqedonia e Veriut është një partner shumë i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtoi se është vendi që është i përfshirë në çdo diskutim të madh për stabilitetin rajonal dhe europian. Ai këtu përmendi edhe rolin e shtetit fqinj për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …