leoni

Peter Stano

Republika Serbe penalizon me ligj shpifjen, ky vendim nuk i pëlqen Bashkimit Evropian

Zëdhënësi për shtyp i BE-së, Peter Stano ka reaguar në lidhje me ligjin e diskutueshëm të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, i cili e bën shpifjen një vepër penale. Stano njoftoi përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale se Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal të Republika Srpska, të cilat parashikojnë dënime për shpifje. Sipas tij këto ndryshime legjislative vendosin kufizime të panevojshme dhe joproporcionale ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile. Ligji i ri ndikon seriozisht në mjedisin në të cilin vepron shoqëria civile dhe kufizon lirinë e shprehjes dhe medias në Republikën Serbe. Më pas, ai shton se ligji është në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë dhe ligjet që janë të nevojshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, gjë që nuk është në interes të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, tha Peter  Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …